MESONI ME SHUME RRETH CHINCHILLAVE


E ka prejardhjen nga malet e Kordiljerëve në Peru, Bolivi dhe Çile. Qysh në kohën Inkëve lëkura e tyre është përdorur.Njeriu modern kur u njoftua me bukurin e lëkurës së Qinqiles gati plotësisht e zhduku në gjahun e pa shembullt ndaj kësaj kafshe.
Para zhdukjes totale në vitin 1923 inxhinjeri i xehtaris Chapmanu tentoj dhe arriti që ti rrisë qinqilat në kafaz. Nga këto qinqila e kanë prejardhjen të gjitha qinqilat e sotme. Në Gjermani rritja e qinqilave ka filluar me 1953. Qinqillat nuk janë kafshë që kërkojnë shumë. Kërkesa për lëkurën e tyre për çdo vit vijen e shtohet, për këtë arsye edhe shume kohë raporti ndërmjet kërkesës dhe mundësis së afrimit të lëkurës së tyre do të jetë i madh.

Qinqilla e Amerikës Jugore është kafshë e cila rritet vetëm për shkak të gezofit. Qinqilla e Amerikës Jugore rritet vetem në farma, me këtë punë në Europë dhe në Botë njerezit mirren më shumë se 50 vjete. Gëzofi i Qinqilles së Amerikës Jugore u takon rangut të gëzofëve më luksoz dhe ka çmim të lartë jo vetëm si produkt final po ashtu edhe si gëzof i papërpunuar. Për rritje në farma nevojitet proporcionalisht pak hapsirë dhe pak kohë për nevoja te farmës, do të thotë shpenzimet për mirëmbaitje dhe ushqim jane të vogla. Qinqillat e Amerikes Jugore u takojnë rendit të hingëlluesve - familjes së minjve. Nuk kane ndonjë sëmundje të njohur epidemike gjë që zvoglon në minimum rrezikun për dështim në këtë veprimtari pra, suksesi në këtë punë (biznes) është plotësishtë në duart e farmerëve(rritesve). Ky beznes është i sigurt sepse i tërë prodhimi plasohet në tregun internacional (konvertibil), dmth. janë të garantuara të ardhurat në deviza. Prodhimi vjetor botëror është 350mije lëkura ndërsa kërkesat janë diku 1milion copë. Produktet nga gezofi i Qinqillës janë produkte luksoze dhe ju ofrohen vetëm shtresave të pasura të shoqerisë.
Parakushtet për sukses të plotë në këtë punë (biznes) janë: partneri i sigurtë afarist, kafshët e kualitetit të lartë për shumëzim, farmeri i mirë dhe gezofi kualitativ.

TREGUESIT EKONOMIK

1. Çmimi i materialit për shumëzim
Një familje është e përbërë nga 6 femra dhe 1 mashkull, së bashku me paisjet e vendosura në farmë në një objekt adekuat të pregatitur, të sigurt për jetës dhe shumëzim, ndihma e garantuar profesionale, mundësia për furnizim me ushqim, paisja me gjëra të domosdoshme veterinare.

2. Çmimi i blerjes
Kafsha(Qinqilla) nja 8 muaj e vjetër me gëzof të rritur, të pastër dhe të padëmtuar mund ta arrijë çmimin prej 20 deri në 60 Euro. Çmimi i garantuar është 25 deri 35 Euro.

3. Cikluset
- prej mbarsimit deri në pjellje ............................................................................111 ditë
- prej pjellies deri te koha e reprodukimit seksual .................................................8 muaj
- prej pjellies deri te rritja (optimale) e gëzofit ......................................................7-8 muaj
- te ardhurat e para perafersisht pas ....................................................................12 muajve

4. Shpenzimet
Ne shpenzime kalkulojme ushqimin, mirembajtjen e farmes dhe pagen e punetorit.
Shpenzimet nuk guxojne(duhet) ta kalojne 15-20% te vleres se blerjes.

5. Numri mesatar i të vegjëlve në vit
Qinqilla e Amerikes Jugore mundet me pjellë 2-3 herë në vit nga 1-4 të vegjël. Mesatarja kalkulohet mbrenda 3 vjetëve. Mund të kemi 2-4 të vegjël nga një femër në vit.

6. Kapaciteti
Numrin e kafshëve për shumëzim e cakton çdo farmer individualisht sipas mundësive të tij dhe sipas planit të rritjes së prodhimit. Qëllimi i kesaj veprimtarije (i ketij biznesi) është rritja e numrit të kafshëve me shumëzimin e vet kafshëve të tij.

7. Të ardhurat
Nëse mirret se një femër sjelle (pjellë) nga 4 të vegjël në vit, mund të realizohet një fitim mesatar prej:

BTO ............................................................115 Euro nëë vit nga një femër
NTO ............................................................. 95 Euro në vit nga një femër
100 femra në shumëzim ................ NTO në vit ..............9.500 Euro
300 femra në shumëzim ................ NTO në vit ............28.500 Euro
600 femra në shumëzim .................NTO në vit ............57.000 Euro

8. Koha e nevojshme për mirembajtje dhe përkujdesje

100 femra me të vegjelit e tyre ........................................................ nja 2 orë neë dite
600 femra me të vegjelit e tyre ........................................................ nja 8 orë në ditë

9. Hapesira ose vendi i nevojshëm
100 femra me të vegjelit e tyre ........................................................ nja 50 m
600 femra me të vegjelit e tyre ........................................................ nja 350 m

10. Numri i nevojshem i kafazëve
Sa është numri i femrave në shumëzim ................ aq edhe numri i kafazëve
Sa është numri i femrave në shumëzim x 2 .......... numri i kafazëve për të vegjël.

KUJDESI NDAJ KAFSHES -Zakonisht një familje ka 6 femra dhe një mashkull.
Femrave ju vëhet një qafore në qafë që të mos dalin nëpër daljen (vrimen)
e kafazit e cila shërben për lëvizjen e mashkullit.
Nese femra del nëpër ate dalje (vrimë), mund të vijë deri te pasojat e padëshirueshme për femrën fqinje.
Përpara Qinqillat janë rritë në kafazë me dysheme (bazament) prej teli të thurrur kurse tani përdorën tabak(derrasa) druri të cilat vihen mbi bazament të telit dhe mbi tabak qiten "bujashka" nga druri i bredhit. Pasi që gëzofi i Qinqilës është shumë i ndjeshëm i nevojitet një kujdes i veçant.

Qinqillat janë kafshë të pastra, gëzofi kualitet kërkon pasterti të posaqme. Më së miri nëse në dysheme të kafazit shtrojmë bujashke bredhi të cilën e nderrojmë çdo javë. Qinqillat duhen të kenë mundësin të lahen çdo ditë në një rërë(zalle) speciale (nga guri i llavës vullkanike) cila e pastron dhe e heq (largon) yndyrën nga gëzofi. Nese kjo gjë nuk bëhet atëhere gëzofi s'ka vlerë. Rëra(zalli) nuk duhet të përzihet me fekalje dhe urinë.

Dy herë në vit, më së miri në pranverë dhë në vjeshtë duhet posaqerisht mire me e pastru dhe dezinfektu vendin (objektin) ku rriten (mbahen) Qinqillat. Për çdo familje(çerdhe) të Qinqillave duhet me u përkujdes çdo ditë. Nga moskujdesi ndaj kafshëve lehte mund të ndodhë që femrat mos të pjellin fare ose të pjellin një numër më të vogël të të vegjëlve, gjë që pengon zhvillimin e kësaj veprimtarije. Kur kujdesi është në nivel dhe ushqimi është në rregull të vegjelit rriten shpejt dhe qëndrojnë 8 jave te nëna.
Meshkujt jane zakonisht prindër të mirë dhe s`është nevoja t`ju ndalohet hyrja në kafaz.
Më së voni pas 3 muajve pasardhësit duhet të kenë kafazin e tyre, sepse egziston mundësia e ndërzimit të padëshiruar si dhe dëmtimit të gëzofit.
Dy ditë pas pjelljes femra bëhet prap aktive.
Ajo mundet me pjellë 3 herë në vit, por kjo veçanarisht tek femrat e reja nuk rekomandohet. Fermerët e mirë kujdesen që femrat të mos rraskapiten, ata kanë kujdes që ato të pjellin 2 herë në vit.
Nevojitet pra, te rrespektohen kriteret e rritjes se Qinqillave që të jeni profitabil.

USHQIMI -Qinqillat janë në gjendje të tretin embrionin nëgjak ose në limf, kjo mund të ndodhë nëse janë gjithnjë t ekspozuara zhurmës, frikës dhe ushqimit jo adekuat.
Çdo ditë hajin nga 20g ushqim të pastruar - briket për Qinqilla i cili ju lihet në mbrëmje në kafaz. Rekomandohet që 1 herë në javë t`ju ipet nje copë mollë dhe sanë të mirë e cila duhet të jetë plotësisht e thatë, nuk duhet të jeteë e mykur dhe e infektuar me parazit.

Dy ditë para perdorimit sana duhet edhe njëherë mirë të thahet.
Qinqillave ju nevojitet gjithnjë uji i freskët nga shishja. Pasi që i kane zorrët 3m të gjata, ato janë posaqerisht të ndjeshme në ushqim të prishur dhe ujë jo të freskeët (bajat).
Vendi(objekti) ku rriten Qinqillat duhet të jetë plotësisht i terur, i mbyllur dhe i qetë.
Në një sipërfaqe prej 9m2 mund të mbahen(rriten) nja 60 femra për shumëzim. Objekte të mira janë ndërtesat e banimit, barakat e rregulluara dhe izoluara mirë, punishte të ndryshme që nuk përdoren dhe tëcilat për shkak të sigurise duhet të izolohen me materijale në bazë të shkumes.
Dy herë në vit e me së miri në pranverë dhe në vjeshtë duhet objekti posaqerisht mirë të pastrohet dhe të dezinfektohet.

VENTILIMI -Një prej faktorëve të rëndësishëm nëse jo edhe më i rëndësishmi për rritjen e Qinqillave është montimi adekuat i ventilimit. Pasi që shumë njerëz gabojnë me rastin e montimit të ventilimit, në këtu do të përshkruajmë shkurt se si duhet montuar ventilimi.
Që të kemi qarkullim të rregullt të ajrit në objekt, ventilimi montohet ne tavan (pllafon) si dhe përfundi mbajtësve të kafazit. Mjaftojnë gypat nga PVC me diametër minimum 10 cm dhe 2 ventilator.
Ventilatorin e parë e montojmë më së larti në mur dhe me të e sjellim ajrin e freskët në objekt. Në këtë ventilator i lidhim gypat të cilët i kemi vendosur në tavan (pllafon) dhe në te cilët më parë i kemi hapur vrimat. Ventilatorin e dytë e montojmë më së poshti në mur dhe me te e largojmë amoniakun nga objektit.

Amoniaku i Qinqilles është më i rëndeë se ajri dhe bie poshtë.
Në këtë ventilator i lidhim gypat të cilët i kemi vendosur përfundi kafazëve dhe në të cilët më parë i kemi hapur vrimat .
Natyrisht se për ventilim mund të perdoren edhe materiale të tjera profesionale por, kjo që ne e përshkruam është mënyra më e volitshme e montimit të ventilimit.

TEMPERATURA DHE LAGESHTIA E AJRIT-Për rritjen e Qinqillave, temperatura është gjithashtu një faktor i rëndësishëm. Në vendin(kthinen) për shumëzim të Qinqillave, temperatura më e volitshme e ajrit duhet me qenë15-23* C, ndërsa në vendin (kthinen) për rritjen e të vegjëlve temperatura duhet me qenë diçka më e ulët për shkak të kualitetit të gëzofit.
Nëse temperatura e ajrit në këto objekte i kalon këto vlera, si min. ashtu edhe max., atëhere kjo ndikon në kualitetin e gëzofit.
Temperatura max. nuk guxon te jete me e lartë se 28* C sepse vjen deri te dehidrimi dhe kollapsi i kafshës. Për lagështi të ajrit mund të themi se sa më e ulët aq më mirë.

NE ÇDO KAFAZ DUHET TE KETE :

1. Banjo (që të hiqet yndyra nga gëzofi)

2. Vendin ku qitet ushqimi dhe uji Pasi qeë Qinqillat nuk shumëzohen në çifte por në poligami, çdo femër duhet të ketë kafazin e veçant me madhësi 40 x 40 x 50 cm të cilët munden të vendosen në disa rende.
Mashkulli nuk ka nevoj ta ketë kafazin e vet por, duhet që pjesa e prapme e të gjithë kafazëve të femrave të një familje të jenë të ndërlidhura me koridor nëpërmes të cilit mashkulli mund ti vizitoj ato kur do.
Të vegjelit e thithin gjiun e nënës 8 javë, kështu që nuk kane kërkesa të posaqme kur është fjala ër ushqim. Obligimet për perkujdesjen dhe ushqimin e 100 kafshëve kërkojnë përafërsisht 1h në ditë. 

 KËSHILLA TË DOBISHME PER RRITJEN E QINQILLAVE

Nëse Qinqillat mbahen dhe ushqehen në mënyrë të rregullt, ajo këtë do t'ju kthej shumëfish. Ja edhe disa këshilla tëdobishme posaqerisht për fillestar por edhe për farmer profesional që t`ju kujtojmë:

1. Çdo 7 ditë pastroni tabakun (dërrasën) ne të cilën rrijnë Qinqillat.
2. Përdorni bujashka bredhi për shtruarje në tabak(dërrasë).
3. Së paku 1 herë në muaj ju kontrolloni dhëmbet dhe sytë e Qinqillave (sytë duhen të shkelqejnë).
4. Rëra (zalli) duhet të ketë prejardhje vullkanike (nuk guxoni kurrsesi Qinqillat ti leni në ndonjë rërë tjetër).
5. Mos lejoni që në rërë të grumbullohen fekaljet dhe urina e Qinqillave.
6. Qinqillat ushqeni në mbrëmje - janë me aktive.
7. I lani (pastroni) 30min para se ti ushqeni (nëse ju jepni ushqim dhe në te njejtën kohë i lani, Qinqilla e zgjedhe se pari ushqimin).
8. Së paku 1 herë në javë pasë ushqimit ofrojuni nje copë të mollës.
9. Çdo ditq ndqrrojuni ujin (uji jo i freskqt ju dqmton zorrët).
10. Sepaku 1 here ne jave ofrojuni sane te paster dhe te thare (pas ushqimit). 
11. Kontrolloni rregullisht temperaturën dhe lagështinë e ajrit.
12. Kontrolloni kohe pas kohe sistemin e ujësjellesit (nëse e keni automatik). 
13. Ne rere(zall) eshte e domosdoshme të qitni FungiStop (pengon infektimin e lekurës e njëherit edhe të gëzofit
).
14. Çdo Qinqille i jepni 1 luge ushqim (përveç nëse ka të vegjël).
15. Nëse Qinqilla duke ngrënë është e lagur dhe njëkohësisht fut dorën në gojë, atëherë ajo duhet të ketë probleme me dhembë, kontrollojeni.
16. 1 herë në muaj përdorni (jepjuni) një kompleks vitaminash të cilët mund ti gjeni te veterinari (ne praktikojmë kompleksin e vitaminave AD3EC ).
17. Nganjëherë, kur të keni kohë, preferohet të luani me to.
18. Kurr mos e nxitni mashkullin ë ndërzohet me femrën, kur ajo veç i ka të vegjëlit
.
19. Të vegjelit i ndani nga nëna kur ti mbushin 6-8 javë.
20. Të vegjelit teë ndarë nga nëna nëse janë më shumë se 1, kurr mos i lini në të njejtin kafaz (njeri tjetrit do ti grisin gëzofin).
21. Shmanguni vizitave të të afërmeve dhe të huajve në objektin me Qinqilla.
22. Kurr mos i bashkoni meshkujt dhe femrat që janë në farefisni.
23. Gjithesesi mbani evidencën (statistiken) mbi prejardhjen e kafshëve.
24. Kurr mos ju jepni vetem vitaminin E Qinqillave (këtë duhet bërë në kombinim me vitaminat tjere).
25. Percjellni në tabak (derrase) kur Qinqilla e qet cepin e mbarsimit, prej asaj dite do te kalojnë edhe 111 ditë deri te pjellja e të vegjëlve.
26. Nëse femrat kanë shtuar në peshë, mos ju jepni më ëmbëlsira - ushqim ekstra. Kurr mos e zvogloni sasin e ushqimit përveç atëhere kur Qinqillat ushqimin për një kohë të gjatë e lënë ose e gjuajnë.
27. Kohë pas kohe përcjellni kafshët se si po sillen.
  

 

Nga oferta jonë e konfekcionit ju ofrojmë të gjitha prodhimet nga gëzofi i Qinqillës së Amerikës
Jugore:
Jakne - të gjata dhe të shkurta
Shtesa(shtojca) të ndryshme për jakne
Shalla dhe shamia
Kapuca
Tapiseri me forma dhe madhësi të ndryshme
Mbulesa të orendive me forma dhe madhësi të ndryshme, etj.

Pra te gjitha keto i gjeni ne fermen e vetme ne Kosove, ne Mitrovice.
Per me shume kontaktoni ne numrat:
      044 273 713  dhe 044 333 417

BËJMË SHITJEN E CHINCHILLAVE.
Nese bleni tek ne, ne
JU GARANTOJME SHITJEN E TYRE 100%

Kontakto: 044 797 477